
Analisti Agim Baçi ka komentuar tensionet dhe flakët në parlament.
Baçi u shpreh se zjarrin më të madh duhet ta shohim tek arroganca e qeverisë. Ai tha se ka paradokse në qëndrimet e opozitës.
Analisti theksoi se opozita ka protestuar dhe më herët në forma ekstreme dhe sërish nuk është arritur ndonjë rezultat konkret për rrëzimin e qeverisë.
“Zjarrin më të madh duhet ta shikojmë tek arroganca e mazhorancës për vendimet e Gjykatës Kushtetuese. Mazhoranca u tall në lidhje me mandatin e zonjës Xhaçka. Zjarri më i madh është tallja e mazhorancës me Kushtetutën e ligjit. Opozita po vepron njësoj dhe pret rezultate të ndryshme? Kjo nuk ka kuptim. Ka paradokse në qëndrimet e opozitës. Ka dy standarde brenda opozitës, siç ka dy standarde brenda mazhorancës.
Opozita e Berishës nuk mbështetet shumë nga qytetarët. Duhet të shikojmë protestën të hënën. Ka paradokse, sepse mosbindjen civile e bëjnë qytetarët e jo opozita. Çështja është tek pritshmëria që ka ngritur Berisha, që thotë 7 tetori është vendimtare dhe pas kësaj çfarë vjen më vonë?
Protestat zakonisht bëhen për të organizuar jetën politike të partisë. Opozita nuk ka popullin me vete. Ervin Salianji bëri një lëvizje të zgjuar, u dorëzua dhe nuk pranoi ngujimin. Për një shtet si Shqipëria, mbështetja e ndërkombëtarëve ka rol të madh”, tha Baçi për “News 24”.
Lini një Përgjigje