TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 3 Tetor 2024, 21:32

“Dosjet deri në tavan, të merrej fryma”, Artan Hoxha tregon çfarë pa në SPAK: Vetëm në Guayaquil kam parë aq shumë fashikuj

Shkruar nga Pamfleti
“Dosjet deri në tavan, të merrej fryma”, Artan Hoxha
Hoxha në Guayaquil

Gazetari Artan Hoxha ka qenë sot në SPAK, ku dorëzoi audio-përgjimin mbi vrasjet e 21 janarit. Ai qëndroi atje për afro 3 orë, teksa sot në mbrëmje në një emision tregoi se çfarë pa brenda godinës së SPAK.

Hoxha tha se në të gjitha dhomat, dosjet shkojnë deri në tavan, aq sa të merret fryma. Ai tha se një skenë të tillë ka parë vetëm në Guayaquil të Ekuadorit, ku luftohen bandat e drogës.

2 të 3 e zyrës e kishin zënë dosjet.  Do hapin një godinë tjetër se është e ngushtë ajo. Unë e kam parë vetëm në Guayaquil në Ekuador që i mbanin dosjet me arka bananesh. Aty ishin, nëse mban mend kur shkoi për herë të par Veliaj, kur hyn aty është plot me dosje e fshikuj dhe aty të zihet fryma. Edhe të jesh mirë aty të merret fryma se është kubatura e ulët”, tha ai në “Të Paekspozuarit”.

 

Lini një Përgjigje