
Gazetari Artan Hoxha ka folur lidhur me hapjen e zyrës së DEA-s amerikane në Tiranë.
Hoxha tha se në të kaluarën, DEA u ka dhënë informacion autoriteteve shqiptare për kompani që merreshin me trafikun e narkotikëve, por nuk janë marrë masa. Ai shton se tashmë kompania është mjaft e njohur dhe vetëm është rritur.
Artan Hoxha u shpreh se ardhja e DEA-s nuk është sukses për autoritetet, por tregon rritjen të narkotrafikut.
"DEA ka pasur prezencë vitet e fundit në Tiranë, me konsulencë edhe pranë institucioneve të zbatimit të ligjit. Deri tani e ka mbuluar Shqipërinë, zyra në Greqi. Tani i është mbushur mendja. DEA, edhe pse ka pasur zyrë në Athinë, ka kuptuar më mirë ta ketë këtu.
Para dy javësh, përmendëm rastin e një zjarrfikësi të Fierit, që u kap me sasi rekord droge, 600 kile kokainë. Tani, 600 kg e kanë kaluar 100 milionë euro.
DEA thotë po e vendosim shtabin më në qendër. Autoritetet e paraqitën si nivel i lartë i bashkëpunimit. Ata këtu kanë qenë, madje kanë sjellë informacion. Madje kanë sjellë informacion që filan kompani merret me kokainë. Tani është bërë kompani e madhe ajo!
Tani kanë ardhur vetë këtu. Por është gjë pozitive që vijnë", tha Hoxha për “TPZ”.
Lini një Përgjigje