
Kryebashkiaku i Matit, Agron Malaj është paraqitur në ambientet e SPAK. Teksa ende nuk dihet arsyeja e thirrjes së tij në Prokurorinë e Posaçme.
Agron Malaj ka qenë komandant seksioni i Njësisë Speciale të Gardës së Republikës në protestën e 21 Janarit. Ai ishte një ndër 10 oficerët e shkarkuar nga ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri.
Pasi u largua në vitin 2013 nga Garda ai nisi karrierë politike, pasi u bë pjesë e Partisë Socialiste. Më vonë ai u emërua kryetar i Partisë Socialiste për Matin.

Lini një Përgjigje