TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet17 Dhjetor 2024, 17:56

Spartak Ngjela: Loja e Berishës me shpalljen "non-grata", pse mban ende shpresa te Trump

Shkruar nga Pamfleti

Spartak Ngjela: Loja e Berishës me shpalljen "non-grata", pse

Avokati Spartak Ngjela ka folur lidhur me shpalljen non-grata të kreut të PD, Sali Berisha.

Ambasada e SHBA-së ripërsëriti edhe një herë se nuk bashkëpunon me individë non-grata dhe të korruptuar, duke i dhënë goditje Berishës dhe opozitës. Ngjela theksoi se vendimi i non gratës për Berishën është i pakthyeshëm.

“Tek ty e thashë këtë. E dija ligjin. Ata non gratën nuk e kthejnë se është ligj. I thonë për korrupsion. Nuk kthehet ajo. Prova të pakontestueshme. Kur marrin një vendim të tillë, e dini çdo të thotë provë për vendim të tillë. Një nga arsyet kryesore, që e filluan dhe këtu është fakti që doli non grata më Amerikë. Është çështje profesionale. Të shikojmë si do dali”, u shpreh Ngjela për “Report Tv”.

Sa i përket pretendimeve të Berishës se non grata hiqet me ardhjen e Trump në pushtet, Ngjela shprehet se këto i thotë për mbështetësit e vet.

“Nuk ja thotë politikës madhe. Nuk do drejtoji ai politikën e madhe, ja thotë simpatizantëve të tij. E patë deklaratën e ambasadores sot. është përfaqësuesi direkt i presidentit. Ka folur direkt presidenti”, tha avokati.

Ndërsa për emërimin e Richard Grenell nga Trump për çështjet e nxehta globale, sipas avokatit ende nuk është shprehur për Ballkanin Perëndimor, ndërsda theksoi se pavarësia e Kosovës është fituar me luftë.

“Nuk di gjë. Do e shohim kur të vij. Tjerat janë fantazi. Nuk është shprehur fare për Ballkanin Perëndimor as për problemin shqiptar. Ja u kam shkruar disa herë. Ka dalë pavarësia e Kosovës me luftë botërore, është bombarduar Beogradi. Në Këshillin e Sigurimit, Rusia abstenoi. Si i shikoni këto të rastësishme? Është forcë e politikës amerikane. E bëri jo vetëm të pavarur, i dha forcë politike, gjithë shqiptarisë. Aleati kryesor i SHBA, bota shqiptare”, vijoi avokati.

Ngjela vuri në dukje edhe mbështetjen e SHBA-së për SPAK dhe kreun e saj Altin Dumani.

“Jua kam thënë, nuk ka nevojë bilanc. E nxori politika amerikane e ngritën ata në qiell. Mori fund loja. Shpresa e Saliut ishte tek Amerika. Shpresë e kotë. Kërkonte të mbante disa qoftë edhe javë përkrahësit e tij. Nuk ja arriti”, tha ai.

Sipas Ngjelës, Berisha dhe PD janë prapa me sondazhe dhe larg SHBA-së për shkak të lidhjeve me Moskën.

“Ai është prapa në sondazhe. 17-18%. Shumë prapa. Vërtet mendoni se do marri pushtetin djathtas një parti që e ka kryetarin non grata në Amerikë? Non grata në Amerika domethënë që është me Moskën. Në Moskë e kanë pasur syrin. Nuk bëjnë dot gjë. Nuk kanë hall goditjen penale. të ruajnë paranë që kanë fituar. Të shikojmë do ta ruajnë”, u shpreh avokati.

Spartak Ngjela tha se PD dhe Berisha hodhën në erë 500 uzina dhe fabrika me urdhër nga Beogradi kur erdhën në pushtet në vitin 1992.

Nuk solli zhvillim por edhe atë që solli industrializmin e hodhi në erë PD. 500 uzina dhe fabrika me ndihmën e Beogradit. Këta janë shqiptarët që kanë tradhtuar vendin e tyre. Ja u hodhi në erë Beogradi. E deklaroi vetë Beogradi, deputeti në seancë plenare”, deklaroi ai.

Lini një Përgjigje