TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet17 Dhjetor 2024, 14:12

Gjykata e Apelit pranon kërkesën e Prokurorisë, lë në burg Mario Përlleshajn që vrau Martin Canin

Shkruar nga Pamfleti

Gjykata e Apelit pranon kërkesën e Prokurorisë, lë në

Gjykata e Apelit lë në fuqi vendimin e shkallës së parë për masën e sigurisë “arrest në burg” për 14 vjeçarin Mario Perlleshaj, autor i dyshuar i vrasjes së Martin Canit.

Avokati i të miturit kërkoi masë më të lehtë sigurie se ajo e arrestit në burg me argumentin se klienti i tij ka kryer vrasjen në kushtet e vetëmbrojtjes.

"Mbi kërkesën e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, është zhvilluar gjykimi lidhur me vlerësimin si të ligjshëm të “arrestimit në flagrancë” dhe caktimin e masës së sigurimit “arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, ndaj te miturit ne konflikt me ligjin shtetasin “….”, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Vrasje e kryer në rrethana cilësuese”, të parashikuar nga neni 79 shkronja “a” të Kodit Penal.

Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Shkallës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, me vendimin nr….. datë 22.11.2024, ka vendosur:

-Vlerësimin si të ligjshëm të “arrestimit në flagrancë” ndaj shtetasit të mitur në konflikt me ligjin “….”

-Caktimin e mases së sigurimit “arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, ndaj shtetasit të mitur ne konflikt me ligjin “….”, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Vrasje e kryer në rrethana cilesuese”, të parashikuar nga neni 79 shkronja “a” të Kodit Penal.

-Ngarkohet Policia Gjyqësore për zbatimin e këtij vendimi.

-Kundër këtij vendimi lejohet ankim në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshem.

Çështja në apel u shqyrtua mbi bazën e ankimit të paraqitur, nga i mituri në konflikt me ligjin shtetasin me iniciale “…”.

Në përfundim të gjykimit, sot më datë 17.12.2024, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, e përbërë nga trupi gjykues me Gjyqtare znj. Elona Mihali, vendosi: – Miratimin e vendimit nr…., datë 22.11.2024 të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë", thuhet në njoftimin e Gjykatës.

Kujtojmë që ngjarja ndodhi para disa javësh pranë shkollë ''Fan Noli'' në Tiranë, ku pas një sherri me thikë, mbeti i vdekur 14-vjeçari, Martin Cani.

Për këtë rast pati një reagim të fortë nga ana e shoqërisë civile ku u organizuan disa protesta para Ministrisë së Arsimit, ku u kërkua edhe dorëheqja e Ministres Ogerta Manastirliu. 

Lini një Përgjigje