TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet17 Dhjetor 2024, 09:41

Dosja "Plumbi i Artë"/ SPAK kërkoi dëshmi me dyer të mbyllura për Nuredin Dumanin, të pandehurit dhe avokatët braktisin sallën!

Shkruar nga Pamfleti

Dosja "Plumbi i Artë"/ SPAK kërkoi dëshmi me dyer

Ndërkohë që në shenjë revolte për nxjerrjen e mediave nga salla të gjithë të pandehurit së bashku me avokatët, janë larguar nga seanca. 

Në procesin ndaj Nuredin Dumanit në Gjykatën e Posaçme, të penduarit të dosjes “Plumbi i artë”, prokurorja Doloreza Musabelliu kërkon që dëshmia e tij të bëhet me dyer të mbyllura.

Sipas prokurores së SPAK, vazhdimi i dëshmisë së bashkëpunëtorëve me praninë e mediave, dëmton imazhin dhe ka dëshmi kofidenciale, që nuk duhet të bëhen publike në media.

Kjo kërkesë ka hasur kundërshtimin nga disa prej avokatëve mbrojtës dhe vetë të pandehurit në procesin e SPAK në GJKKO, e kërkojë prezencën e mediave në sallë dhe që dëshmia të jetë publike.

Ka qenë i pandehuri Petrit Çoli ai i cili ka kërkuar që prezente në sallë të jenë edhe mediat, pasi sipas tij, Dumain e ka dhënë gjysmën e dëshmisë së tij për mediat. 

"Dua që fjala ime të jetë trasparente, seanca me dyer të hapura, media te jetë prezente në sallë. Avokatët media është arbitri i dytë në këtë sallë gjykimi, pasi nuk ka shkaqe të ligjshme për të mbyllur dyert e gjykatës, kur i penduari i drejtësisë, ka dhënë më shumë se gjysmën e dëshmisë", mësohet të jetë shprehur Çoli. 

Kurse avokatët deklaruan:“Pavarësisht se në seancën e parë nuk ishte kjo kërkesë, duket e çuditshme pse prokuroria ka kërkuar një gjë të tillë. Sipas ligjit, kur dosja kalon për gjykim, nuk ka me sekret hetimor”.

I akuzuari tjetër Adrian Uzuni tha se media duhej në sallë, pasi ndaj tij janë thënë shumë gjëra nga "mashtruesi Nuredin Dumani".

Unë jam baba i 3 kalamajve dhe media çfarë nuk ka shkruajtur për mua duke marrë për bazë fjalët e një mashtruesi. Unë dua që media të jetë në sallë dhe të dëgjojë. Dua vetëm drejtësi”, tha Uzuni.

Ndërkohë që në shenjë revolte për nxjerrjen e mediave nga salla të gjithë të pandehurit së bashku me avokatët, janë larguar nga seanca. 

Vlen të theksohet se edhe një javë më parë dëshmia e Dumaint në sallën e gjyqit, shkaktoi tensione dhe përplasje me të akuzuarit. Kjo detyroi më pas gjyqtaren që të mbyllë seancën dhe ta shtyjë atë për ditën e sotme. 

nuredin dumani

Lini një Përgjigje