TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet23 Shkurt 2026, 22:11

SPAK u mburr me 35 vite burg për Ballukun, Karamuço: E pamundur, aq nuk dënohen as vrasësit

Shkruar nga Pamfleti

SPAK u mburr me 35 vite burg për Ballukun, Karamuço: E pamundur, aq

Sot, për 5 orë në Këshillin për Mandatet u shqyrtua kërkesa e SPAK për heqjen e imunitetit të zv.kryeministres Belinda Balluku.

Eksperti i kriminalistës Ervin Karamuço u shpreh se bazuar në faktet penale, përllogaritja e dënimit në total mund të shkojë deri në 35 vite burg për çështjen Balluku, por sipas tij, nuk do të jepet një dënim i tillë.

Karamuço thekson se, një dënim i tillë me 35–40 vite burg nuk është dhënë as për një vrasje, por shton se këtë do ta vlerësojë Gjykata.

“Llogariten 7–8 fakte penale të përsëritura. Secili prej tyre parashikon një dënim deri në 5 vite burg. Në një përllogaritje të thjeshtë, shuma mund të shkojë nga 35 deri në 40 vite burg. 35 vite është maksimumi bruto, por këtë e vlerëson gjykata.

Bëhet fjalë për një përllogaritje që lidhet me faktin penal të kryer në mënyrë të përsëritur, jo se do të jepet domosdoshmërisht një dënim i tillë. Ne nuk kemi dhënë dënime me 35 vite burg as për vrasje, jo më për këtë rast”, tha ai për “TCH”.

Lini një Përgjigje