TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet23 Shkurt 2026, 22:02

“Policia po vjen, mos e rruaj”, gjyqtari i Sarandës përfshihet në përplasje për pronën

Shkruar nga Pamfleti

“Policia po vjen, mos e rruaj”, gjyqtari i Sarandës

Një qytetare denoncon në “Stop” djalin e tezes, gjyqtarin e Sarandës Donald Kota, i cili sipas saj po bën vetëgjyqësi për një pronë. Gjithçka lidhet me një pronë të trashëguar nga familja Kokonozi në vitin 1992.

Prona rezulton e pandarë mes 28 bashkëpronarëve. Në mungesë të një ndarjeje zyrtare, familja e tezes së gjyqtarit, ka poseduar në mirëkuptim rreth 200 metra katrorë, sipërfaqe që prej 17 vitesh e ka dhënë me qira si biznes lavazhoje, me kontratë të rregullt.

Sipas denoncimit, situata ka ndryshuar së fundi. Ajo thotë se gjyqtari Donald Kota është paraqitur në ambientet e biznesit, pa një komunikim paraprak me tezen, apo vajzën e saj dhe u ka kërkuar qiramarrësve të lirojnë ambientin, duke deklaruar se ai është pronari dhe se nëse duan të vijojnë aktivitetin, qiranë duhet t’ia paguajnë atij.

Konflikti ka agravuar deri në praninë e forcave të policisë. Sipas pamjeve të siguruara, në video dëgjohet një komunikim i ashpër dhe me tone agresive ndaj qiramarrësve, që prej 17 vitesh ushtrojnë aktivitetin në atë pronë.

Gjyqtari Donald Kota– O zotëri! I ke këtu pronarët.

Pronari i lavazhit– Jo,prit! S’je ti pronari. Që në 99-ën unë.., ja ta marr një cikë pronarin, që i paguaj qiranë…Ja, ku e kam kontratën!

Gjyqtari Donald Kota– Moj zonjë! As 6 ditë s’do të rrish më këtu!

Kunati i gjyqtarit–O Lado! Ja, ku e ke pronarin! Është vjehrra ime pronare, vëlla!

Pronari i lavazhit– O Gero! Po mirë mo, po e zgjidhët, për mua s’është problem fare. Po marr pronaren në telefon, Aldën!

Kunati i gjyqtarit–O Lado! Hiqe telefonin! Hiqe telefonin! Le të vijë këtu Alda!

Gjyqtari Donald Kota– Ti qenke fare, o vëlla! Më the përpara një jave, o zotëri?!

Pronari i lavazhit–E para, mos ma ngri zërin mua! E para, mos ma ngri zërin! E dyta, lajmëroje pak policinë!

Gjyqtari Donald Kota– Pse, ca ke ti, me ta ngrit zërin! Policia po vjen mos e rr*j ka*in, po hë!

Pronari i lavazhit-Unë kam 20 vjet këtu zotëri! S’të njof fare ty! Nuk të njof fare ty…!

Gjyqtari Donald Kota– Më the hallall, më the hallall! Kena fol si burrat?

Pronari i lavazhit–Kam fol me Emilianon thashë unë. (kushëriri gjyqtarit, qiradhënësi) dhe kam një kontratë me të.

Gjyqtari Donald Kota– O zotëri! Më the hallall, dil jashtë, dil jashtë, dil jashtë nga prona ime! Pronarin, ja ku e ke, ja, ku i ke pronarët! Dil jashtë urgjent! Jashtë që të gjithë! Jashtë që të gjithë, po ju them! Jashtë, oreee ik andej, bobobo…!

Pronari i lavazhit–Ta tregoj unë! Ta tregoj unë! Mos u mërzit fare!

Ish-prokurori Ervin Karanxha ka shpjeguar se, nëse një person pretendon të drejtën e pronës, zgjidhja duhet të kalojë përmes gjykatës dhe jo përmes veprimeve të drejtpërdrejta që mund të konsiderohen vetëgjyqësi. Ai ka theksuar gjithashtu se për një gjyqtar, standardi etik është edhe më i lartë, pasi figura e tij lidhet drejtpërdrejt me besimin publik tek drejtësia.

1 Komente

  1. n
    nje ish gjyqtar

    Drejtesia e re e Edi Rames. Ka gjithe javen qe shan dhe bertet per ne qe na hoqi Vetingu dhe kemi marre leket e pensionisteve. Se pari kemi marre leket tona se i kemi paguar kokerr per kokerr. E dyta leket e pensionisteve i ka rruajtur ky me Belen dhe me qeverine e tij, te provuara te faktuara. Se treti te mbaje rezultatin qe solli reforma ne drejtesi qe ky bertet me te madhe e bera une. Po hajt se karma eshte afer dhe per Edi Ramen, mbi koke do ti bjere drejtesia e re vetem qe kam qejf te jete e shpejte. Atehere do ta shohi drejtesine e re Edi Rama, sic po e sheh Ilir Meta, Erjon Veliaj, Ilir Beqja e te tjere me rradhe.

    Lini një Përgjigje