TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet22 Maj 2025, 17:23

SPAK tjetër "aksion" pas zgjedhjeve, shënjestron sërish Erion Veliajn; sekuestrohen dy prona

Shkruar nga Pamfleti
SPAK tjetër "aksion" pas zgjedhjeve, shënjestron sërish
Dumani-Rama-Veliaj

Aksioni vjen menjëherë pas zgjedhjeve dhe në një kohë kur Rama i ka hapur luftë Veliajt, pasi po ja shkarkon të gjithë besnikët... 

Prokuroria e Posaçme ka shtuar akuzat ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj. Ai deri më tani është hetuar për korrupsion dhe pastrim parash, por sipas SPAK, ka dyshime se është i përfshirë edhe në fshehje pasurie.

Përmes një reagimi të shpërndarë për mediat, SPAK bën me dije se ka sekuestruar një apartament dhe një shtesë pranë këtij apartamenti, të cilët dyshohet se janë në pronësi të Veliajt dhe bashkëshortes së tij.

Duhet theksuar se aksioni vjen menjëherë pas zgjedhjeve dhe në një kohë kur Rama i ka hapur luftë Veliajt, pasi po ja shkarkon të gjithë besnikët. 

Pas shkarkimit të Ermal Goxhajt dhe Arbër Dokushit, janë larguar edhe drejtori i Protokollit dhe drejtoresha e Shërbimeve Mbështetëse, së bashku me një numër punonjësish të tjerë

Kryetarja në detyrë, Anuela Ristani, po ekzekuton një skenar të miratuar në katin e fundit të Kryeministrisë: spastrimin e çdo hallke që mban firmën dhe kulturën Veliaj. Tani duket se u fut në lojë edhe SPAK. 

Po ashtu, aksioni vjen pas zgjedhjeve. Duke ngritur dyshime si mbi aksionin dje në Durrës. Mos vallë SPAK nuk deshi të ndikonte te rezultati, apo është koicidencë?

Njoftimi i SPAK

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka regjistruar procedimin penal Nr. 27 të vitit 2024, që bën fjalë për veprat penale të “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”, “Deklaratat e rreme  përpara oficerit të policisë gjyqësore” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”,  parashikuar nga neni 260, 245, 287/2, 257/a/2, 305/b e 301 i Kodit Penal. 

Pas kryerjes së veprimeve hetimore në kuadër të këtij procedimi penal, Prokuroria e Posaçme ka arritur në konkluzionin se ekzistojnë të dhëna konkrete që të çojnë në dyshimin e arsyeshëm se shtetasit nën hetim E. V. dhe A. X. kanë konsumuar edhe elementët e veprës penale të “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”, parashikuar nga neni 257/a/2 i Kodit Penal. Për këtë shkak, më datë 20.05.2025 emrat e këtyre shtetasve janë regjistruar në regjistrin e njoftimit të veprave penale, duke i atribuuar veprën penale cituar më lart.

Në  vijim, me kërkesën e Prokurorisë së Posaçme të datës 20.05.2025, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me vendimin Nr. 342 Akti datë 22.05.2025 ka vendosur:

1. Caktimin e masës së sigurimit pasuror “sekuestro preventive”, mbi pasurinë e paluajtshme:

Pasuria nr. dhe shtesë me numër pasurie, ‏regjistruar në ASHK  në emër të subjektit tregtar “A. K.” shpk;

Nga të dhënat konkrete të mbledhura deri në këtë fazë të hetimit paraprak, ekziston dyshimi i arsyeshëm i bazuar në prova se shtetasit nën hetim E. V.  dhe A. X. kanë interesa pasurore faktike mbi dy pasuri (njëra prej të cilave shtesë pasurie), të cilat janë fqinje me apartamentin që ndodhet në Selitë, (rezidenca Kodra e Diellit), ku aktualisht këta shtetas jetojnë.

Sqarim:  Çdo person prezumohet i pafajshëm derisa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë.

Lini një Përgjigje