
Gazetari Ferdinand Dervishi ka deklaruar se nëse do të ‘zbërthehet’ Google Pixel, i përdorur për komunikim nga grupet kriminale, mund të zbardhet vrasja e Ervis Martinajt.
Në një intervistë për Report TV, teksa po fliste për operacionin “Ura”, gazetari tha se të dhënat që mund të dalin nga aplikacioni Google Pixel mund të shkatërrojnë bandat në vend.
“E para na ka qëlluar SPAK. I kanë ardhur në ndihmë Sky Ecc dhe e fundit Google Pixel, më e forta nëse do të jetë. E di që ka ardhur. Ajo nëse ecet me këtë lloj tempi, ka për të shkatërruar totalisht piramidën e krimit në Shqipëri. Do të shkatërrojë të gjitha grupet më të fuqishme dhe veprimtarinë e panjohur të tyre. Psh do të zbardhë vrasjen e Ervis Martinajt, ku ndërthuren shumë grupe kriminale. Vis Martinaj e ka përdorur këtë aplikacion, pasi u zbuluan Encrochat dhe Sky Ecc e lanë dhe morën të riun. Tani është thyer tjetri, dhe fut eliminimin e Ervis Martinajt. E përfshin ky tjetri dhe vetë Martinaj e ka përdorur pra, kush e thirri, si e thirrën, çfarë telefonatash u bënë për ta futur në grackë, kjo mund të zbulojë këtë po u zbulua vrasja e tij, shkatërrohet një piramidë shumë e madhe kriminale në Shqipëri”, u shpreh gazetari.
Lini një Përgjigje