
Gjykata e Lartë ka rrëzuar kërkesën e Ajola Xoxës, bashkëshortes së kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, për të marrë pas telefonin dhe sendet e tjera të sekuestruara nga SPAK. Këto materiale janë pjesë e një hetimi që po zhvillohet mbi pasurinë e Veliajt dhe familjarëve të tij.
Kontrollet u kryen mëngjesin e 6 dhjetorit nga oficerët e BKH-së, të cilët sekuestruan telefonin e Ajola Xoxës në banesën e çiftit. Më pas, bastisjet u shtrinë edhe në banesën e vëllait të Veliajt, Arbër Veliaj, si dhe në ambientet e galerisë “Harabel”, në pronësi të Xoxës. Nga këto operacione u morën edhe dokumente dhe materiale të tjera, që konsiderohen të rëndësishme për hetimet.
Avokatët e familjes Veliaj kundërshtuan sekuestrimin, duke pretenduar se disa nga dokumentet e marra nuk ishin të përmendura në urdhrin fillestar të SPAK. Megjithatë, Gjykata e Lartë vendosi të mos pranojë kërkesën për kthimin e sendeve, duke e konsideruar të ligjshëm veprimin e autoriteteve. Hetimet për pasurinë dhe lidhjet financiare të zyrtarëve të lartë vijojnë.
Lini një Përgjigje