TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet22 Maj 2025, 14:39

“Si ke fytyrë del këtu?”/ Debat i ashpër mes Sokos dhe Romina Kukos: Ke qenë pjesë e PS-së

Shkruar nga Pamfleti

“Si ke fytyrë del këtu?”/ Debat i ashpër mes Sokos

Diskutimi për partitë e reja në studion e “Shqipëria Live” çoi në një përplasje mes Romina Kuko, nënkryetare e këshillit bashkiak dhe Pano Soko, i cili në 11 maj kandidoi për “Nisma, Shqipëria bëhet”.

Teksa po flitej për votën e diasporës, Kuko tha sipas shifrave u pa se diaspora pëlqen më shumë Partinë Socialiste. Kjo fjali nuk është pranuar nga Soko i cili i është kthyer ashpër duke i thënë se Partia Socialiste i ka presionuar votuesit në këto zgjedhje.

Kuko iu përgjigj duke thënë se për akuza do duhet të flasë me prova dhe se këto prova duhet t’i adresojë në organet kompetente.

Pjesë nga debati:

Kuko: Diaspora duket se preferon Partinë Socialiste

Soko: Jo, nuk duket se pëlqejnë Partinë Socialiste, më shumë seç i bindët ju me presione që i bënë me administratën dhe paratë publike, gjithë administratat e vënë në shërbim për të përfituar vota PS dhe keni fytyrë dhe dilni këtu para. Tregoni ju që ju duan, ju i hoqët, i keni nxjerrë jashtë, nuk e kupton se çfarë kërkoni nga shqiptarët, keni 12 vite që i rripni, a nuk u ngopët mo vlla

Kuko: Mos më bëj zhurmuesin, pranojeni humbjen, është e dhimbshme por pranojeni

Soko: PS nuk ka parti, janë manekinë të Edi Ramës

Kuko: Jemi të pabarabartë se jeni në studio, mos bëni populizma se nuk ju beson njeri, përpiqu ndryshe

Soko: Ju e presionuat çdo njeri, brenda dhe jashtë.

Kuko: Ju po fyeni votuesit… a të flasim dhe kur ke qenë vetë në PS, apo të mos e vazhdoj këtë?!

Soko: Kam qenë unë në PS? Ok! Po ku kam qenë unë në PS?! Kushedi me kë më ngatërron

Kuko: Edhe një herë, jemi të pabarabartë se je në studio dhe nuk të dëgjoj mirë… Flisni me prova dhe fakte

Soko: Nja dy shokët e ty i kam çuar te vendi me prova 

Lini një Përgjigje