TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet22 Maj 2025, 11:47

Ndarja nga jeta e Artan Lames, reagon Rama: Lajm i pabesueshëm!

Shkruar nga Pamfleti
Ndarja nga jeta e Artan Lames, reagon Rama: Lajm i pabesueshëm!
Artan Lame

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për ndarjen nga jeta të ish-kreut të Kadastrës, Artan Lames. Ky i fundit ka ndërruar jetë në moshën 58-vjeçare pas një ndërhyrje në zemër. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama shpreh ngushëllime bashkëshortes së tij, Mirelës, djalit të tyre dhe familjes e shokëve të përbashkët.

“I pabesueshëm, po fatkeqësisht i vërtetë lajmi i befasishëm i ndarjes nga jeta të Artan Lames. Jam pa fjalë. Ngushëllime Mirelës, djalit të tyre dhe familjes e shokëve të përbashkët.”, thuhet në reagimin e Ramës.

 

ndarja nga jeta e artan lames

Lini një Përgjigje