
DEA ka futur sërish në panik politikën dhe bosët e krimit në Shqipëri, por kush po i vjen rrotull prangave këtë herë...
Ambasada e SHBA në Tiranë ka njoftuar se linja e sinjalizimit të Agjencisë së SHBA kundër narkotikëve, DEA, është aktive edhe në Shqipëri, ndërsa politika dhe krimi janë në panik.
Ky lajm vjen një ditë pas megaoperacionit të SPAK dhe prokurorisë italiane, ku një rol kishte edhe DEA, teksa u bë i mungur ekzekutimi i 40 masave të sigurisë nga 52 që ishin në total.
Ambasada ka ftuar të gjithë qytetarët që të ndajnë informacione nëse janë në dijeni të trafikut të drogës dhe pastrimit të parave që vijnë nga kjo veprimtari e paligjshme.
Ambasada amerikane thekson gjithashtu se DEA ka vënë në dispozicion kontaktet ku qytetarët mund të përcjellin të dhënat.
Por, fakti që ambasada e SHBA dhe DEA iu bëjnë apel qytetarëve për të denoncuar raste të trafiqeve të paligjshme, nënkupton që ata nuk kanë besim te policia dhe autoritetet vendase.
Kujtojmë se edhe më herët DEA ka bërë kërkesë që qytetarët të denoncojnë raste për të luftuar trafikun e drogës dhe pastrimin e parave të lidhura me të.
"Linja e sinjalizimit të Agjencisë së ShBA Kundër Narkotikëve është aktive. DEA nxit këdo që ka informacion në lidhje me trafikun e drogës ose pastrimin e të ardhurave nga droga ta ndajë informacionin me personelin e DEA-s në WhatsApp në: +1 571 502-7846 ose me email në: [email protected]. Të gjitha të dhënat do të mbahen të fshehta. Falënderimet tona për të gjithë ata individë që kanë dorëzuar të dhëna të besueshme që kanë mbështetur operacionet e DEA-s.
Shtetet e Bashkuara janë të përkushtuara të punojnë me Shqipërinë për të luftuar trafikun e drogës dhe pastrimin e parave të lidhura me të, me qëllim mbrojtjen e qytetarëve të të dy vendeve tona dhe parandalimin e hyrjes së drogave të paligjshme në Shtetet e Bashkuara", thuhet në njoftimin e Ambasadës.
Lini një Përgjigje