Kjo nuk është më luftë brenda llojit. Është eliminim politik, me heshtje, por pa kthim...
Pas shumë muajsh tensione të heshtura dhe sinjale të ambalazhuara politikisht, Edi Rama ka dhënë urdhrin e prerë për të çmontuar përfundimisht strukturën e besnikëve të Erion Veliajt në Bashkinë e Tiranës. Largimet e njëpasnjëshme të drejtuesve, shoferëve, sekretareve e koordinatorëve të tij nuk janë lëvizje teknike, janë spastrimi politik i një njeriu që kishte filluar të besonte se ishte më shumë se një vegël e Kryeministrit.
Pas shkarkimit të Ermal Goxhajt dhe Arbër Dokushit, janë larguar edhe drejtori i Protokollit dhe drejtoresha e Shërbimeve Mbështetëse, së bashku me një numër punonjësish të tjerë
Kryetarja në detyrë, Anuela Ristani, po ekzekuton një skenar të miratuar në katin e fundit të Kryeministrisë: spastrimin e çdo hallke që mban firmën dhe kulturën Veliaj. Nga protokolli te shërbimet mbështetëse, po digjen urat me ish-kryebashkiakun, i cili tani ndodhet nën hetim e pa mbrojtje publike nga shefi që dikur e shiste si “të ardhmen e PS-së”. /Pamfleti
Lini një Përgjigje