
Analisti Arben Meçe duke folur për reformën në sistemin e drejtësisë tha se sheh një sistem drejtësie që po i vendos fundin pandëshkueshmërisë.
I ftuar në emisionin “Real Story” në “ABC News”, ai tha se SPAK ka thyer mitin, pasi nuk mendohej që në Shqipëri të prodhohej një ligj që do të shkonte deri te politikanët.
“SPAK po armatoset me prova që vijnë nga shërbime partnere. Nuk është e habitshme kjo. Vijmë te pjesa tjetër. Shoh një sistem drejtësie që po vendos fundin pandëshkueshmërinë, mungesa e zbatimit të ligjit. Kjo ka për synim të vendosë para ligjit të gjithë ata që prishën ekuilibrin e barazisë. Vetë efekti i goditjes së krimit, pandëshkueshmërisë sjelli pastrimin e tyre. Përmes zbatimit të ligjit nuk sjell gjë tjetër veç se pastrimin e tyre. Ligji ka një mision dhe nëse bëjmë një veprim në përputhje me misionin, prevalon misioni. Dy ligje që janë zbatuar, efektet në ambientet shoqërore kanë qenë të jashtëzakonshme.
Politika përgjithësisht, nuk po kap krahët, kanë thënë se reforma në drejtësi ka qenë vullnet I të gjithëve. Po thyhet një mit, që ligji vinte deri në një nivel, por nuk i godiste më sipër. Vendimmarrës ishin këta sipër dhe këta ligjin e bënin të përkryer, por nuk mendonin se do prodhonin një mekanizëm që goditja do vinte deri tek ata”, tha Meçe.
Lini një Përgjigje