
Operacioni po zhvillohet në Tiranë, Elbasan, Durrës.
Një valë operacioni policor, ka përfshirë disa qytete të vendit mëngjesin e sotëm, ku forca operacionale, RENEA dhe FNSH-ja, kanë kryer kontrolle në Durrës, Tiranë, Elbasan dhe Fier.
Bëhet fjalë për rreth 30 urdhër-arreste të lëshuar nga prokuroria e posaçme SPAK, e cila kërkon arrestimin e disa prej personazheve të botës së krimit që kryesisht janë marrë me vrasje, trafik droge dhe vepra të ndryshme penale, deri tek “Sigurimi i kushteve për të kryer vrasjen”.
Edhe në këtë rast prova gjenerale, mësohet të jenë bisedat e zhvilluara në aplikacionin “Sky”, ku eksponentë të botës së krimit janë përfshirë në vepra të ndryshme penale.
Mes personave që SPAK ka proceduar janë dhe anëtarë të një grupi në Elbasan. Situata është në monitorim e sipër, ndërsa SPAK dhe policia po kryen arrestime dhe kontrolle banesash.
Në total janë mbi 30 urdhër-arreste, ku besohet 12 persona të proceduar dhe që kërkohet arrestimi janë vetëm në Elbasan.
Mësohet se është vënë në 'arrest shtëpie', ish-gjyqtarja problematike e Elbasanit Pajtime Fetahu. Po ashtu në pranga është vënë dhe zv-drejtori i burgut të Bradasheshit në Elbasan, Martin Musaj.
Lini një Përgjigje