
Dhjetra hektarë tokë e shkrumbuar dhe drurë pishash të djegura, kanë lënë pas zjarret që ranë në kodrat e fshatit Mal Shëngjin, të njësisë administrative Shëngjin, të bashkisë Lezhë. Ka dhe banesa të prekura apo të përshkruara nga zjarret.
Mjetet zjarrëfikëse kanë punuar gjatë gjithë natës duke parandaluar një katastrofë të mundshme. Dy vatrat e mëdha, ajo e Ranës së Hedhun dhe ajo pranë portit të Shëngjinit sot kanë ulur intensitetin ndërsa po punohet për të parandaluar përhapjen e zjarreve për shkak të erës.
Nga ana e bashkisë Lezhë do të kryhet monitorim për objekte që mund të jenë prekur (përshkuar), nga zjarri që dje rrezikuan edhe resorte banesa e binzese. Ndërkohë dje flakët rrethuan dhe disa resorte turistike në bregdet.
Për ditën e sotme do të operojnë të gjithë mjetet e zjarrfikëseve, 300 efektiv të FA rreth 100 forca bashkiake po operohet në terren për krehjen e çdo vatre zjarri të ndezur, trungje të ndezura. Era po vazhdon të fryjë e fortë, që favorizon riaktivizimin e vatrave.
Qyteti i Shëngjinit si dhe fshati Mal Shëngjin, gjatë gjithë natës është monitoruar nga strukturat e MZSH, 150 efektivë të Forcave të Armatosura e të njësisë administrative, bashkisë, duke fikur shumë vatra zjarri të shfaqura gjatë natës.
Vatrër tjetër aktive është në malin e Kakarriqit, midis fshatit Zojs, njësia admistrative Dajç, Lezhë dhe fshatit Kukul, njësia administrative Bushat, Vau Dejës.
Një vatër zjarri në përfundim është në lagjen Nënë Tereza, (Kodër Marlekaj), të qyterit të Lezhës, e shfaqur në orët e para të ditës së sotme.


Lini një Përgjigje