TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet31 Korrik 2024, 08:28

Dosja “Gërdeci”, mbahet sot seanca e radhës për ish-ministrin e Mbrojtjes, Fatmir Mediu

Shkruar nga Pamfleti

Dosja “Gërdeci”, mbahet sot seanca e radhës për

Mbahet sot seanca e radhës gjyqësore për çështjen Gërdeci për ish-ministrin e Mbrojtjes, Fatmir Mediu.

Seanca është parashikuar që të nisë në orën 09:00. Kujtojmë se deri më tani janë zhvilluar 6 seanca, por janë shtyrë. Seanca e fundit ishte më 17 korrik.

Mediu po hetohet për shpërdorim detyre për tragjedinë ku humbën jetën 26 persona.

SPAK ka dërguar për gjykim ish ministrin e Mbrojtjes, Fatmir Mediu, i cili akuzohet se në lidhje me procesin e çmilitarizimit dhe çmontimit të municioneve që është zhvilluar në ambientet e ish “Brigatës së Tankeve”, në fshatin Gërdec, në bashkëpunim me funksionarë të tjerë të Ministrisë së Mbrojtjes si dhe persona që kanë pasur cilësinë e ushtarakut kuadër komandues, ka nxjerrë disa akte nënligjore në kundërshtim me ligjin.

Sipas SPAK, Mediu ka dëmtuar interesat e shtetit dhe ka favorizuar 2 kompanitë, 'SAC' dhe 'Albademil'. Për këtë çështje ai akuzohet për “shpërdorim detyre” referuar Kodit Penal dhe “Shpërdorim i detyrës” në bashkëpunim me subjekt ushtarak-kuadër komandues.

Çështja ndaj ish-ministrit Mediu është rihapur pasi Zamira Durdaj, e cila humbi të birin në ngjarjen e Gërdecit, e kallëzoi atë në SPAK. 

Si ndodhi tragjedia e Gërdecit?

Ishte data 15 mars (e shtunë), 2008 rreth orës 12:05, ku si pasojë e një shpërthimi të fuqishëm në një "fabrikë" për demontimin e armëve humbën jetën të paktën 26 persona, punëtorë të kësaj fabrike “vdekjeje” e fëmijë të zonës. Shpërthimi ishte aq i fuqishëm sa që shkatërroi 3000 banesa e biznese. Një “betejë” e gjatë dhe e ashpër po zhvillohet mes familjeve të viktimave, qeverisë dhe drejtësisë, me bazë akuzat e ndërsjellta mes palëve.

Lini një Përgjigje