TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet30 Korrik 2024, 22:50

Përmirësohet situata e zjarrit në Lezhë, Ministria e Mbrojtjes: Banesat janë të sigurta, nesër sërish ndërhyrje nga ajri

Shkruar nga Pamfleti

Përmirësohet situata e zjarrit në Lezhë, Ministria e

Ministria e Mbrojtjes ka reaguar mbi situatën e zjarreve në vend, pro sidomos në Shëngjin. Sipas saj situata e krijuar ka shënuar përmirësim në orët e mbrëmjes, pas punës së pandërprerë të qindra forcave operacionale në terren si dhe ndërhyrjes së dy avionëve #Canadair të ardhur nga Italia.

Sipas raportimeve të fundit është shmangur fatmirësisht rreziku për banesat dhe bizneset. Në orët e para të mëngjesit të nesërm do të fillojë sërish ndërhyrja nga ajri me mbështetjen e palës italiane dhe nga toka e qindra forcave operacionale.

Përmirësohet situata e zjarrit në Lezhë, Ministria e

Është bërë e mundur shuarja e flakëve në vatrën e zjarrit në Kaninë, bashkia Vlorë, ku zjarri përfshiu një sipërfaqe me ullinj si dhe në Nikël, ku u raportua një tjetër vatër zjarri, gatë ditës së sotme.

“Mirënjohje të gjithë efektivëve të forcave zjarrfikëse, të Forcave të Armatosura, Policisë së Shtetit, Shërbimit Pyjor, Zonave të Mbrojtura e vullnetarëve për angazhimin në këtë betejë me flakët” shkruan MM.

Përmirësohet situata e zjarrit në Lezhë, Ministria e

Lini një Përgjigje