
Ministri i Brendshëm Taulant Balla dhe Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja, kanë shkuar në Shëngjin ku po shohin nga afër situatën e zjarreve.
Balla ka folur për zjarret masive që kanë përfshirë zonën bregdetare. Ai tha se situata është mjaft serioze teksa shtoi se era favorizon flakët dhe nuk lejon të shuhet zjarri. Balla u shpreh se ka kërkuar ndihmë nga Sllovenia pasi kanë kapacitete për të shuar flakët.
Gjithashtu, bëri me dije se ka kërkuar ndihmë nga KFOR, për të sjellë helikopterët në Shëngjin. Ministri u shpreh se sipas vlerësimit paraprak të Policisë së Shtetit, nuk kemi të bëjmë me një zjarrvënie e qëllimshme.
“Kam pasur një komunikimin me ministrin slloven, ata kanë mundësinë dhe kapacitet të mbështesin. Ministri i Mbrojtjes është në kontakt me KFOR për të sjellë helikopterët në këtë operacion në vështire.
Në rast se ndalet era, gjëja do të ndryshojë për mire. Në kushtet e kësaj ere, e gjithë puna jonë është e pamundur të japë rezultatin që duam të gjithë. Mos harrojmë që këtu po luftohet prej më shumë se 24 orë pa ndërprerë dhe na duhet që një pjesë e zjarrfikësve t’i spostojmë në vatrat e tjera të zjarrit. Janë 5 vatra aktive.
Sipas vlerësimit parapak të Policisë, nuk kemi të bëjmë me një zjarrvënie të qëllimshme”, u shpreh Balla.
Lini një Përgjigje