
Bizneset turistike në Sarandë ankohen për më pak vizitorë këtë vit.
Drejtuesit e restoranteve në qytetin bregdetar thonë se ka një ulje të klientelës më te paktën 20 % në krahasim me një vit më parë.
Armando Magllara, operator turistik, pohon se do ketë vetë turistët janë më të rinjë në moshë, dhe priren të shpenzojnë më shumë në supermarkete dhe bare.
“Nëse do të bëjmë krahasimin me vitin e shkuar ka pak rënie , jo shumë do të thoja rreth 20%. Ka një ndryshim të strukturës së turizmit pushuesit që kanë ardhur këtë vit janë më shumë pushues që zgjedhin supermarketet , janë njerëz që zgjedhin baret, konsumojnë edhe restorantet por diçka më pak”, thotë operatori turistik.
Edhe vetë turistët e rinj tregohen më entuziast për lokalet e natës, duke shmangur frekuentimin e restoranteve çdo ditë.
“Jam Frida 22 vjeç nga Suedia , erdhëm nga Korfuzi do të shkojmë në shtëpi të bëhemi gati dhe pastaj do të shkojmë me ndonjë bar se duken shumë qejf. Po, provuam dje të shkonim në një restorant ishte shumë mirë, ushqimi, shërbimi , specat e mbushura mbeten ushqimi im i preferuar nga Shqipëria”, thotë një turiste.
Për të rinjtë me buxhete më të reduktuara, restorantet nuk janë zgjedhja e parë, ndërsa në qytetin bregdetar restorantet janë me sytë nga pushuesit italian. Këta të fundit shpenzojnë para për të konsumuar vakte të mira, dhe në gusht është kthyer në traditë që të dominoj turisti italian.
Turistët “low cost” kanë dominuar muajit qershor e korrik në Sarandë, duke vendosur në pozita industrinë e turizmit, e cila shpreson për pushues italian në nivelet e vitit të kaluar./Euronews Albania
Lini një Përgjigje