TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet30 Korrik 2024, 22:38

“Shikoje flamurin”, Marin Suli përplaset me Bidon për Himarën: Servil!

Shkruar nga Pamfleti

“Shikoje flamurin”, Marin Suli përplaset me Bidon për

Studiuesi Ardit Bido dhe sekretari i Omonias në Himarë , Marin Suli patën një përplasje në emisionin Euronews Now  me Erla Mëhillin sa i takon simbolit të përdorur nga Petro Gjikuria në logon e  “Federatës Panepirote të Amerikës”.

Sipas Bidos problemi i vetëm është problemi i nacionalizmit grek të shfaqur edhe në  simbolin e përdorur nga Gjikuria, ku duket flamuri i veriut të Epirit.

Nga ana tjetër sekretari i Omonias ka refuzuar të jap një përgjigje lidhur me ktë simbol në logo, gjë e cila ka hapur debat në studio mes tij dhe Bidos.

Pjesë nga emisioni:

Ardit Bido: Ke për të thënë ndonjë gjë për flamurin e Vorio-epirit? Hapi sytë dhe shikoe flamurin

Marin Suli: Nuk kam asgjë për të thënë për çmenduritë e tua. Ardit nuk kam asgjë për të thënë nga ato që më pyet ti, harroe se më sikletos për gjërat që më thua.

Ardit Bido: Ti nuk ke çfarë të thuash sepse në zyrat e Omonias ku punon ti si sekretar, është flamuri i Spiro Milos, i atij që dogji Borshin, që dogji Kallaratin dhe ju e keni fotografinë e Spiro Milos atje.

Marin Suli: Ti je një servil i vogël rilindas.

Ardit Bido: Unë jam çfarë të duash ti, për këto të dyja ke gjë për të thënë? Nuk ke.

 

Lini një Përgjigje