Mes 157 anëtarëve të rinj të zgjedhur është edhe emri i Helena Kaçes, e cila mbajti fjalimin hapës në Kongresin e së dielës, të cilën kryeministri Rama e bekoi si pasardhësen e tij në parti.
Zbardhen emrat e anëtarëve të Asamblesë Socialiste. Të dielën Rama mblodhi Kongresin për të votuar 157 anëtarët e rinj të Asamblesë, ku premtoi se nuk do të ketë asnjë drejtor.
Në fakt Asambleja është kthyer në qokë për njerëzit pranë tij. Nga lista me emra, spikasin disa që janë të njohur. Në Tiranë janë Joleza Koka dhe Romina Kuko, të dyja me poste të dhëna nga kjo qeveri. Romina është zv/ministre dhe kryetare e Këshillit Bashkiak Tiranë.
Në Durrës bie në sy një emër, Albora Rraja. Nga një verifikim në faqen e KQZ dhe ILDKP, rezulton se zonja në fjalë është vajza e Rrahman Rrajës, deputetit që dha dorëheqjen pas sherrit që ndodhi në Fushë Krujë, ku u masakruan dy qytetarë të thjeshtë.
Në Elbasan bie një tjetër emër në sy, Imelda Sejdini. Ajo është vajza e ish-kryebashkiakut të ndjerë Qazim Sejdini. Ky i fundit ndërroi jetë pak kohë më parë pasi vuante nga një sëmundje e keqe.
Mes 157 anëtarëve të rinj të zgjedhur është edhe emri i Helena Kaçes, e cila mbajti fjalimin hapës në Kongresin e së dielës, të cilën kryeministri Rama e bekoi si pasardhësen e tij në parti.
Po ashtu, Rama i ka bërë qokën oligarkut Milo Gjikuria. Pjesë e Asamblesë është Previn Gjikuria, nënkryetar i Bashkisë Himarë. Pervin Gjikuria është familjar i oligarkut Milo Gjikuria, ndërtuesit që në 10 vite pushtet të PS, ka marrë 188 milionë Euro tenderë, 8 koncesione, 3 leje për resorte si “Investitor strategjik” në Himarë e Sarandë dhe 76 hektarë plazhe, parqe pyjore, toka e troje shtetërore falas në Himarë, Vlorë, Tiranë e Durrës për pallate.
Në Kongres morën pjesë 1330 delegatë nga të cilët 1092 delegatë të zgjedhur dhe 238 delegatë ex-officio. Edhe në qarqet e tjera duket se ka familjarë të ministrave dhe deputetëve. Pra Rama po fut aty besnikët e tij. Asambleja e re Kombëtare e PS-së pritet të zgjedhë Kryesinë e re të partisë. /Pamfleti
Lini një Përgjigje