
Një operacion i gjerë kundër krimit të organizuar po vijon në disa qytete të Shqipërisë. Urdhërarreste janë lëshuar në Tiranë, Elbasan, Durrës të cilat me kërkesë të SPAK të firmosur nga GJKKO.
Mes të arrestuarve është Zv drejtori i Burgut Bradashesh, Martin Musaj pasi dyshohet për lidhje me grupet kriminale në Elbasan.
Mes personave që është firmosur urdhërarrest është dhe për Pajtime Fetahun, ish gjyqtaren e gjykatës së Elbasanit të shkarkuar nga vetingu.
Ndërkohë ndaj Pajtimet Fetahut është firmosur masa e sigurisë 'arrest shtëpie".
Operacioni “Plumbi i Artë”, i zhvilluar në maj të vitit 2022 goditi 8 grupe kriminale në Elbasan, Durrës dhe në Tiranë.
Operacioni u zhvillua menjëherë pas arrestimit të shumë të kërkuarit Nuredin Dumani, i cili u kap gjatë operacionit policor të koduar “Arratia” në Fier.
Gjatë operacionit policor të koduar “Golden bullet” janë ekzekutuar 18 masa sigurimi, prej të cilave 9 masa sigurimi janë ekzekutuar në disa IEVP, në ngarkim të shtetasve:
1.Nuredin Dumani, 35 vjeç
2. Henrik Hoxhaj, 40 vjeç
3. Altin Ndoci, 35 vjeç
4. Erion (Andrea) Alibej, 36 vjeç
5. Skerdi Tasi, 31 vjeç
6. Elvis Koçi (Çaushllari), 30 vjeç
7. Ilirian Feci, 47 vjeç
8. Enver Diva, 43 vjeç
9. Besjan Xhixha, 31 vjeç
Ndërsa 9 masa sigurimi “Arrest në burg” në ngarkim të shtetasve, të cilët u arrestuan gjatë operacionit:
1. Ardjan Uzuni, 56 vjeç
2. Leonard Palushi, 41 vjeç
3. Gentian Sharra, 48 vjeç
4. Fatos Gosa, 54 vjeç
5. Florenc Çekrezi, 35 vjeç
6. Petrit Qoli, 51 vjeç
7. Agron Qoli, 52 vjeç
8. Agron Qafa, 48 vjeç
9. Asllan Plaku, 30 vjeç.
Lini një Përgjigje