Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka kryer operacion në disa qytete të vendit.
Sipas informacioneve paraprake, urdhërarrestet janë lëshuar pas deklarimeve të të penduarve të drejtësisë, si dhe bazuar në komunikimet në Sky Ecc.
Urdhërarrestet janë lëshuar për ngjarje të rënda kriminale që kanë tronditur Elbasanin ndër vite. Sipas të njëjtave burime, urdhërarreste janë lëshuar dhe për ish-zyrtarë të drejtësisë.
Masë sigurie “arrest shtëpie” është caktuar edhe ndaj ish-gjyqtares së Elbasanit, Pajtime Fetahu. Gjyqtarja dyshohet se ka falsifikuar një vendim gjyqësor. Operacioni për ekzekutimin e masave të sigurisë po kryhet në Elbasan.
Akoma nuk ka njoftim zyrtar nga SPAK lidhur me operacionin, ndërsa informacione më shumë priten në vijim.
Lini një Përgjigje