TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 7 Janar 2025, 11:03

SPAK lë 1 orë në pritje Metën, kreu i PL-së mbërrin në Prokurorinë e Posaçme; merret në pyetje për CEZ/DIA dhe lobimin në SHBA

Shkruar nga Pamfleti

SPAK lë 1 orë në pritje Metën, kreu i PL-së

Ilir Meta ka mbërritur në ambientet e Prokurorisë së Posaçme nga qelia 313 me anë të tunelit që lidh burgun me SPAK. Ndryshe nga sa ishte planifikuar që seanca e marrjes në pyetje të bëhej në orën 10:00, Meta ka mbërritur në ambientet e SPAK pothuajse 1 orë me vonesë.

Ai është thirrur të jetë në SPAK në prani të avokatit mbrojtës, ku ka nisur marrja në pyetje nga prokurorët lidhur me aferën e CEZ/DIA dhe lobimin në SHBA.

Meta do të merret në pyetje si person nën hetim, ndërsa dje ishte thirrur për tu marrë në pyetje si persona nën hetim bashkëshortja e tij në proces divorci, Monika Kryemadhi, mamaja e saj, Fatime Kryemadhi dhe bashkëpunëtorja e ngushtë Ema Çoku.

Si Monika, nëna e saj Fatime Kryemadhi dhe Ema Çoku nuk kanë pranuar të flasin para prokurorëve.

Lini një Përgjigje