TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 7 Janar 2025, 07:37

Çfarë e pret Dumanin gjatë 2025? Anduena Llabani: SHBA e mbështet punën e SPAK, situata politike në Shqipëri është kaotike

Shkruar nga Pamfleti

Çfarë e pret Dumanin gjatë 2025? Anduena Llabani: SHBA e

Arrestimet dhe hetimet e bujshme të SPAK kanë rikthyer shpresën te qytetarët për ndryshimin e pritur në sistemin e drejtësisë dhe politikës. Kërkesa e Dumanit për një mandat të ri të tij në krye të Prokurorisë së Posaçme, por edhe të prokurorëve të tjerë është ende pa një rrugëzgjidhje.

Gazetarja Anduena Llabani u shpreh për ‘360 gradë’ se Kasanof, ndihmës sekretari i shtetit për Ballkanin, e mbështet punën e SPAK. Sipas gazetares, në politikë është një situatë kaotike dhe se ka një lloj skepticimi për 94 votat që duhen për të mbështetur ndryshimet kushtetuese.

“Aleksandër Kasanof është ndihmës sekretar i Ballkanit perëndimor për çështjet europiane dhe euroaziatike, ka një karrierë shumë të gjatë në politikë dhe diplomaci. Ka përvoja të rëndësishme, është zyrtari më i lartë i administratës amerikane, është një nga vartësit e sekretarit të shtetit që është zyrtari më i lartë politik.

Kasanof e ka mbështetur një kërkesë që Dumani i ka bërë Këshillit të Prokurorëve dhe Kuvendit për një mandat të dytë të prokurorëve. U interesuam pranë SPAK nëse Kasanof ka ardhur për të rikonfirmuar Dumanin në krye të SPAK apo Kasanof është në Shqipëri për të mbështetur punë e SPAK dhe t’i japi një mundësi të dytë prokurorëve që pas mandatit 9 vjeçar të kenë të drejtë rikandidimi që do jetë përmes një konkursi si në fillim dhe përgjigja që morëm është që: Po, Kasanof është të mbështes SPAK dhe prokurorët, por edhe për faktin që edhe Kasanof e di që kërkohen ndryshime kushtetuese dhe në Kuvend duhen 94 vota për të miratuar një kërkesë të tillë.

Mos të harrojmë që në Gjykaten Kushtetuese kemi dorëheqje të befta dhe ne kemi një opozitë që thotë që SPAK nuk bën punën si duhet, por bën arrestime politike. Pra kemi një situatë politike kaotike. Kur u miratuar reforma, kishte një lloj skepticimi sa të aftë do ishin prokurorët dhe u vendos një kufizim për mandatin. Dumani ka dhe një vit në krye të SPAK si kryeprokuror", tha Llabani.

dumani shba spak anduena llabani

Lini një Përgjigje