TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 6 Janar 2025, 22:19

“Keni bonus në kazino”, mesazhi që po hakeron telefonat e punonjësve të policisë

Shkruar nga Pamfleti

“Keni bonus në kazino”, mesazhi që po hakeron telefonat e

Një virus është përhapur në rrjetin e komunikimit Whatsapp dhe ka si target kryesisht punonjësit e Policisë së Shtetit.

Mesazhi që në pamje te jep përshtypjen e një sulmi kibernetik është shpërndarë nga një person dhe në klikim të tij është përcjellë te të gjithë kontaktet në telefon.

Më të prekurit janë efektivet e Policisë së Shtetit nga drejtues të lartë e deri te efektivë të thjeshte. Dukë qenë se efektivet kanë grupe punë ky virus është shpërndarë me shpejtësi ne celularët e uniformave blu.

Burime nga policia bëjnë me dije se nga sektori kinernetikes po punohet që linku i shpërndarë të mund të fshihet në kohë pasi nuk dihet pasojat që mund të sjelle tek personat që e kanë klikuar /Euronewsalbania

“Keni bonus në kazino”, mesazhi që po hakeron telefonat e

 

Lini një Përgjigje