TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 7 Janar 2025, 08:14

Berisha në dyert e SPAK, gazetari: Aksioni i tij është kundër drejtësisë dhe perëndimit

Shkruar nga Pamfleti

Berisha në dyert e SPAK, gazetari: Aksioni i tij është

Ish-kryeministri Sali Berisha shkoi paraditen e së hënës në SPAK duke iu bindur masës së caktuar nga Apeli i Gjykatës së Posaçme.

Ai akuzoi sërish drejtësinë, ndërsa një grup i vogël njerëzish protestuan në mbështetje të tij para ambienteve të SPAK.

Gazetari Ardit Rada i ftuar në “Ora e Fundit” tha se paraqitja e Sali Berishës në SPAK nuk përbën asgjë të re, në lidhje me procesin e tij hetimor. Ai pohoi se Sali Berisha i konsumoi demokratëve dhe drejtësisë një vit kohë, pasi i gjithë procesi është kthyer tek masa që kishte caktuar një vit më parë Gjykata e Posaçme.

Sipas tij, Berisha luftën e tij po e zhvillon kundër drejtësisë dhe vendeve perëndimore, të cilat janë mbështetëse kryesore të SPAK.

“Nuk pashë asnjë lloj risie, përveç se Berisha i humbi 11 muaj PD dhe drejtësisë, sepse në thelb është kthyer në pikën zero, në atë që i caktoi fillimisht Gjykata dhe ai refuzoi. Sot ja ku e kemi. Këta njerëz protestonin poshtë ballkoni, sot protestojnë në dyert e organit të akuzës. Organet që gëzojnë mbështetjen maksimale nga publiku, por edhe nga BE dhe SHBA. Kjo protestë do të ngjajë kundër drejtësisë dhe kundër SHBA. Aksioni i tij është kundër drejtësisë dhe kundër perëndimit”, tha ai.

Lini një Përgjigje