
Ish-kryetari i bashkisë Lezhë, Fran Frrokaj teksa prej 23 dhjetorit ndodhet në arrati ka bërë rekurs në Gjykatën e Lartë pas vendimit të Apelit që e riktheu në burg.
Frrokaj i kërkon Gjykatës së Lartë pezullimin e dënimit të dhënë nga Gjykata e Posaçme e Apelit deri në shqyrtimin e rekursit në Gjykatën e Lartë.
Ish zyrtari i lartë i duhet të vuaj 2.8 vite burg për shpërdorim detyre. Shkalla e parë e GJKKO e ka dënuar me 1.4 vite burg por Apeli ia dyfishoj. Policia pasi ka marrë në dorë urdhërin e ekzekutimit ka kryer kontrolle por nuk e ka gjetur në banesë.
Fran Frrokaj në atë kohë kryetar i komunës Shënkoll bashkë me ish zyrtarë të tjerë kanë favorizuar në regjistrimin e 82 pasurive të paluajtshme për disa persona.
Frrokaj është dënuar me 2 vite burg edhe nga gjykata e Shkodrës që lidhet sërish me tjetërsimin e pronave në zonën e Ranës së Hedhun në Shëngjin. Ai u lirua nga qelia pak kohë më parë, pasi përfitoi nga amnistia, por tashmë do të rikthehet sërish në burg.
Lini një Përgjigje