
Kreu i SPAK Altin Dumani ka kërkuar që organi që ai drejton të fokusohet vetëm te korrupsioni i nivelit më të lartë. Duke folur në një aktivitet të mbajtur në Kuvend mbi luftën ndaj korrupsionit, ai tha se është e nevojshme të rritet pragu i korrupsionit.
Në fjalën e tij, kreu i SPAK tha se është ushtruar ndjekja penale ndaj zyrtarëve dhe ish-zyrtarëve të lartë, prokurorëve dhe gjyqtarëve, por edhe drejtuesve të pushtetit vendor, apo ish-drejtuesve të Bashkive.
"Shqetësim mbetet mungesa e statusit ligjor i prokurorëve të SPAK pas përfundimit të mandatit. Pas 9 vitesh kthehen në vendin më parë para se të bëheshin pjesë e SPAK. Kemi dhënë propozimet tona që të shihet dhënia e mundësisë që të kandidojnë të jenë pjesë e SPAK. Vlerësojmë për rritjen e pragut 500 euro. Çdo akt korruptiv mbi këtë shumë bën kompetente SPAK. Kërkojmë që ky marzh të rritet dhe të fokusohemi tek çështjet më të ndjeshme", tha ai.
Lini një Përgjigje