TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 2 Dhjetor 2024, 15:41

“Nderi lahet me nder”/ Met Rrumbullaku punësohet shef sigurie me pagë 2000 Euro, te firma e ndërtues- përdhunuesit Pëllumb Salillari

Shkruar nga Pamfleti

“Nderi lahet me nder”/ Met Rrumbullaku punësohet shef sigurie

Kur Rrumbullaku ishte shef i SHÇBA, me ndërhyrjen e Pëllumb Salillarit, nuk hetoi rikthimin në polici me detyrë Shef Komisariati në Kuçovë, të ish-Shefit të Komisariatit të Përmetit, Ermir Gërxhani, i përjashtuar nga policia pas kapjes me 11.6 ton kanabis; ndërsa kur u emërua Drejtor Policie e emëroi Shef Komisariati në Berat ku vazhdon të jetë akoma...

Më 10 shtator 2024, pasi Babloku e shkarkoi nga detyra, Muhamet Rrumbullaku u largua përfundimisht nga policia, me këtë mesazh publik: - “Lënia e detyrës së drejtorit, është momenti i mbylljes së ciklit me uniformën e shenjtë të punonjësit të policisë”.

Por ata horra, që Met Rumbullaku u ka bërë favore të paligjshme gjatë detyrave si drejtues i lartë policie, ia kanë shpërblyer duke i ofruar një vend pune.

Sipas informacionit që disponon Pamfleti, ndërtues-përdhunuesi Pëllumb Salillari, ka punësuar ilegalisht Muhamet Rrumbullakun, si shef sigurie te kompania e tij me pagë mujore 2000 Euro.

Muhamet Rrumbullaku ka dalë në pension të parakohshëm dhe sipas ligjit për policinë e sigurimet shoqërore, ai trajtohet nga shteti me pagesë pensioni si ish-ushtarak.

Por miku Pëllumb Salillari, i është gjendur pranë dhe e ka punësuar shef sigurie të kompanisë, ku Muhamet Rrumbullaku, formalisht sa për të marrë pagën, gjoja do japë “përvojën” në policinë private “Bervi Security” të Salillarit.

Nderi shpërblehet me nder, sepse kur Rrumbullaku ishte Drejtor i SHÇBA, nuk hetoi denoncimet e banorëve të fshatit Lumas në Kucovë, për shefat e policisë, që i rrihnin me urdhër e pagesa të Pëllumb Salillarit, kur ata protestonin kundër grabitjes së burimit ujor të Sinecit.

Në datën 19 shtator 2022, Inspektorati i Territorit të Bashkisë së Tiranës, urdhëroi Pëllumb Salillarin, të ndërpriste punimet te pallati ku kishte shtuar 1200 m2 pa leje, por ai vazhdoi.

Ndërsa Muhamet Rrumbullaku, vetëm 10 ditë në detyrën drejtor policie, lejoi Pëllumb Salillarin të vazhdonte punimet te pallati pa leje, megjithëse Bashkia i kërkoi të ndërhynte për ta ndalur.

Kur Rrumbullaku ishte shef i SHÇBA, me ndërhyrjen e Pëllumb Salillarit, nuk hetoi rikthimin në polici e me detyrë Shef Komisariati në Kuçovë, të ish-Shefit të Komisariatit të Përmetit, Ermir Gërxhani, i përjashtuar nga policia pas kapjes me 11.6 ton kanabis.

Ndërsa kur u bë Drejtor i Policisë, përsëri me ndërhyrje të Pëllumb Salillarit, hoqi trafikantin Ermir Gërëxhani nga Kuçova dhe e emëroi Shef Komisariati në Berat, ku vazhdon të jetë akoma.

Nuk mund të lëmë pa përmendur, nderin që Muhamet Rumbullaku i ka bërë Pëllumb Salillarit, duke mos prekur parcelat e drogës që mbollën familjarë dhe “trima” të tij; madje Rrumbullaku shpërfillte e zhdukte dhe raportet që i dërgonte SHISH dhe banorët e zonave./Pamfleti

pëllumb salillari met rrumbullaku

Lini një Përgjigje