
Një grup të rinjsh italianë po protestojë kundër marrëveshjes mes qeverisë shqiptare dhe asaj italiane, para Kryeministrisë, në bulevardin Dëshmorët e Kombit.
Marshimi është organizuar lidhur me qendrat pritëse të emigrantëve që kapen në det nga autoritetet e shtetit fqinj.
Të rinjtë shprehen kundër këtyre kampeve duke thirrur në kor “marrëveshja ilegale, rezistenca globale”.
Pritet, që pas tubimit para Kryeministrisë, të shkojnë dhe të protestojnë tek Ambasada Italiane në Tiranë si dhe te delegacioni i BE.
Kujtojmë se aktualisht në dy kampet që hapën dyert në tetor, nuk ka asnjë emigrant. Kjo për shkak se në dy raste që janë sjellë emigrantët, me vendim të një gjykate në Romë, ata janë kthyer sërish në Itali.
Lini një Përgjigje