TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 2 Dhjetor 2024, 11:57

Dosja e Çyrbjes, Vangjush Dako thirret në SPAK

Shkruar nga Pamfleti

Dosja e Çyrbjes, Vangjush Dako thirret në SPAK

Ish-kreu i Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako është thirrur në Prokurorinë e Posaçme Anti-Korrupsion.

Mësohet se Dako do të pyetet në lidhje me dosjen e ish-deputetit Jurgys Çyrbja, ku do të japë shpjegime se kush është personi që ka propozuar që Çyrbja të vendosej si emri i pestë në listën e PS për zgjehdjet e fundit parlamentare, ku edhe mori mandatin e deputetit.

Dyshohet se ka qenë ndikimi nga bota e krimit ajo që ka ndikuar në vendosjen e tij në pozicion të sigurt në listë, në këmbim të sekreteve shtetërore.

Prokuroria e Posaçme ka dyshime se Çrbja njoftonte Altin Hajrin për aksionet e policisë, në mënyrë që t’i shpëtonte arrestimit.

Kujtojmë se një javë më parë, Gjykata e Posaçme e ka dënuar me 2 vite e 8 muaj burg Vagjush Dakon, i cili akuzohet se ka kryer veprën penale “shpërdorim detyre”, në dy raste.

Njëri rast, ka të bëjë me ndërtimin e një pallati në Durrës 11 vite më parë, i cili u shemb nga tërmeti në nëntor të vitit 2019 dhe rasti tjetër ka të bëjë me një tender për ndërtimin e një shëtitoreje në vitet 2014-2015, që i ka shkaktuar buxhetit të shtetit një dëm prej 18 milionë lekë.

Ish-deputeti i PS-së Jurgis Çyrbja është arrestuar me urdhër të SPAK.

SPAK ka ngritur ndaj Çyrbjas një sërë akuzash. Ai akuzohet për “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”, “Përkrahja e autorit të krimit”,  dhe “Tregëtimi i sekretit shtetëror nga shtetasit”.

“Jurgis Cyrbja, i dyshuar për kryerjen e veprave penale të “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”, “Përkrahja e autorit të krimit”,  dhe “Tregëtimi i sekretit shtetëror nga shtetasit””, thuhet nga SPAK.

Lini një Përgjigje