TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 2 Dhjetor 2024, 13:34

"Autori dhe viktima kishin afrimitet", gazetarja: Babai i Julian Gjoshit pretendon se i biri kishte probleme mendore

Shkruar nga Pamfleti
"Autori dhe viktima kishin afrimitet", gazetarja: Babai i Julian
Viktima-Autori

Gazetarja Etleva Delia tha se Alfred Dedja, 50-vjeçari i cili u vra në një lokal në Ndroq, kishte njohje dhe afrimitet me Julian Gjoshi, personin i cili e ekzekutoi.

Delia u shpreh se familjarët e 27-vjeçarit Gjoshi kanë deklaruar se i biri i tyre, pas kthimit nga Spanja, ka shfaqur probleme të shëndetit mendor.

Në janar të vitit 2021 Gjoshi është arrestuar për armëmbajtje pa leje. Gazetarja tregon në dosjen e SPAK, ku është përfshirë edhe kunati i tij, flitej që ai të merrte sa më pak në burgim dhe ka qëndruar 11 muaj në paraburgim.

“Viktima dhe autori kishin njohje dhe afrimitet me njëri-tjetrin. Autori, para pak kohësh ka punuar në resortin e Altin Hajrit, kunatit të tij, si menaxher në resortin “Golden” në Shijak, ku flitet se aty është mbajtur peng Jan Prenga. Nga dëshmitë, por edhe nga ajo që duket nga kamerat e sigurisë, kishin afrimitet. Aty ka qenë një moment i qetë. Ka një dëshmi të familjarëve të autorit me pretendimin se në momentin që është kthyer nga Spanja, ka shfaqur probleme të shëndetit mendor. Në janar të vitit 2021, ai është arrestuar për armëmbajtje pa leje. Drejtonte automjetin në gjendje të dehur. Në dosjen e SPAK, ku është përfshirë edhe kunati i tij, flitej që ai të merrte sa më pak në burgim, ka ndenjur 11 muaj në paraburgim. Procesi për Altin Hajrin ka qenë i pezulluar, është njësoj si për Dritan Rexhepin. Për Hajrin procesi nisi në shtator të këtij viti. Vijon të jetë person në kërkim, në lidhje me rrëmbimin dhe vrasjen e Jan Prengës”, tha Delia për “Abc News”.

Lini një Përgjigje