TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 2 Dhjetor 2024, 14:56

Lirimi i Berishës, Kikia: Opozita pa ofertë, të godasin qeverinë jo SPAK-un

Shkruar nga Pamfleti

Lirimi i Berishës, Kikia: Opozita pa ofertë, të godasin

Analisti Mentor Kikia ka komentuar lirimin e kreut të PD Sali Berisha.

Për analistin lirimi i kryedemokratit Sali Berisha, nuk është se ka ndikuar në kursin dhe qasjen e tij ndaj mazhorancës dhe qeverisë.

Kikia theksoi se akuzat janë të njëjtat si ndaj Qeverisë dhe SPAK-ut në veçanti.

“Natyrisht që akuzat ndaj qeverisë janë pjesë e domosdoshme në të bërin opozitë dhe politikë.

Por mendoj e opozitës nuk është thjesht të denoncojë korrupsionin deri në nivele të larta, por përtej tyre, opozita duhet të kujdeset për të ofruar alternativën e saj se pse duhet të jetë ajo në krye të qeverisë.

Dhe në këtë kuadër, PD-së do t’i duhej të ecte në dy fronte, si në akuza ashtu edhe në oferta.

Pasi nëse u thua qytetarëve që kjo qeveri është e korruptuar, pyetja që lind vetvetiu është se çfarë do të bëjë ajo për ta luftuar këtë korrupsion që është në nivele galopante, por duhet oferta e sah që nuk duket ende.

Opozita duhet të kuptojë që SPAK-u nuk është problemi më i madh që ka vendi sot”, tha a.  

mentor kikia

Lini një Përgjigje