
Institucionet vijojnë të mos dorëzojnë kallëzime në SPAK. Edhe pse disa herë është ngritur ky shqetësim nga Altin Dumani, bllokada vijon. Sot në Kuvend u mbajt takimi i Komisionit të Monitorimit të Këshillit të Europës, me temë “Veprimet gjithëpërfshirëse në luftën ndaj korrupsioni”.
Kreu i SPAK ripërsëriti apelin. Sipas tij, SPAK nuk mund ta luftojë i vetëm korrupsionin, e për këtë arsye u bën thirrje institucioneve ligjzbatuese e jo vetëm, për më shumë bashkëpunim.
“SPAK nuk mund të luftojë i vetëm korrupsionin. Ka nevojë për bashkëpunimin e institucioneve të tjera përgjegjëse në luftën kundër korrupsionit, shprehim gatishmërinë tonë për të bashkëpunuar. Beteja kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar nuk është vetëm detyrë ligjore, por përpjekje e përbashkët morale dhe shoqërore. Efektiviteti ynë dhe bashkëpunimi janë thelbësore për këtë luftë”, tha Dumani.
Lini një Përgjigje