
Kreu i SPAK, Altin Dumani nga salla e Kuvendin ku po zhvillohet takimi i Komisionit të Monitorimit të Këshillit të Europës, foli për punën dhe arritjet e SPAK.
Në këtë seminar publik me temë “Veprimet gjithëpërfshirëse në luftën ndaj korrupsionit”, Dumani tha se deri më tani, SPAK ka sekuestruar e konfiskuar mbi 150 mln euro asete. Ai gjithashtu theksoi se SPAK ndodhet në vijën e parë të luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.
“Shpreh vlerësimin që Këshilli i Europës kanë dhënë për reformën e drejtësisë. Këto sfida janë themelore për shtetin e së drejtës dhe ruajtjen e besimit të qytetarëve te drejtësia. SPAK është në vijën e parë të kësaj lufte, duke ndjekur një qasje të bazuar në transparencë bashkëpunim ndërkombëtar dhe rezultate konkrete. Pavarësia institucioneve, kapacitet njerëzore dhe teknike kanë dhënë rezultate premtuese që janë përkthyer në çështje konkrete.
Krahas ushtrimit të ndjekjes penale për zyrtarë të lartë, SPAK ka në fokus edhe luftën kundër krimit të organizuar, ku falë bashkëpunimit me agjenci të huaja të zbatimit të ligjit, kemi bërë të mundur të godasim grupe të ndryshme kriminale, organizata të ndryshme kriminale të përfshirë në krime të dhunshme apo trafik droge. Krahas ushtrimit të ndjekjes penale, në fokus të SPAK është edhe identifikimi dhe konfiskimi i produkteve te veprës penale si për subjekte që janë ndjekur penalisht për veprën penale të korrupsionit dhe krimit të organizuar. Nga data e krijimit të SPAk drri ditën që flasim kemi sekuestruar një total asesh 150 mln euro”, tha Dumani.
Lini një Përgjigje