
Kreu i SPAK, Altin Dumani gjatë fjalës së tij në parlament, në aktivitetin e organizuar nga Komisioni i Monitorimit të Këshillit të Europës, foli për tentativat që po bëhen nga politika për t’i hequr pavarësinë SPAK-ut.
Dumain theksoi se ruajtja e pavarësisë institucionale të SPAK, është “thembra e Akilit” që ky institucion të ketë sukses në luftën e saj ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar.
“Përpara kemi sfida. Prokuroria ka paraqitur disa shqetësime që shpresojnë të gjejmë zgjidhje ligjore. Sfida e para ruajtja e pavarësisë institucionale të SPAK besoj se kjo pavarësi është një ndër shkaqet që SPAK ka filluar të jetë i suksesshëm në ndjekjen e veprave penale”, tha Dumani.
Dumani u ndal gjithashtu tek investimet në teknologji moderne dhe digjitalizimin si mjete të fuqishme për të luftuar korrupsionin dhe si të dobishme në procesin e hetimeve. Gjithashtu ai theksoi edhe rendësin e bashkëpunimit me ndërkombëtarët dhe vendet fqinje.
“Kemi investuar dhe në mjet dhe teknologji bashkëkohor që janë sukses në hetim. Sukses bashkëpunimi ndërkombëtar, në hetimet tona kur ka qenë fokus krimi ka pasur dhe zyrtar të korruptuar pjesë të krimit. 2020-2023 janë krijuar 32 skuadra të përbashkëta hetimore. Kemi marrëveshje bashkëpunimi dypalëshe, për çështje konkrete me shumicën e vendeve anëtare të BE-së. Në 2024 i është kushtuar vëmendje forcimit me vendet homologe. Kemi marrëdhënie të shkëlqyera me Malin e Zi”, shtoi ai.
Lini një Përgjigje