Qytetarët e Vlorës janë detyruar të gjejnë alternativa për furnizim me ujë të pijshëm, duke u drejtuar kryesisht te burimi në zonën e Ujit të Ftohtë, ku po mbushin ujë me bidona.Por në banesat e tyre, uji mungon prej më shumë se katër ditësh.
Prej katër ditësh qytetarët e Vlorës nuk furnizohen me ujë të pijshëm.
Një defekt i shkaktuar në linjën kryesore të transmetimit ka ndërprerë furnizimin, duke krijuar situatë problematike.
Si pasojë e kësaj avarie qytetarët po blejnë ujë të ambalazhuar ose i drejtohen burimeve natyrore kryesisht në zonën e “Ujit të Ftohtë”.
Ndërkohë mbëmjen e djeshme situata ka nxitur reagimin e qytetarëve, të cilët iu përgjigjën thirrjes për protestë, duke u mbledhur qindra vetë në qendër të qytetit.
Protesta u zhvillua përpara Teatrit "Petro Marko", ku qytetarët shprehin revoltën ndaj pushtetit lokal dhe qendror, duke kërkuar zgjidhje të menjëhershme për krizën e ujit.
Zgjedhja e këtij vendi nuk ishte e rastësishme: në të njëjtën kohë, Bashkia e Vlorës po organizonte një festë fundviti për punonjësit e saj në ambientet e teatrit.
“Duam ujë!” ishte thirrja kryesore e protestuesve, të cilët theksojnë se mungesa e ujit prej ditësh është e papranueshme, veçanërisht në prag festash. Gjatë protestës ka edhe momente tensioni me policinë, e cila ka marrë masa për të ruajtur ambientet ku po zhvillohej aktiviteti i bashkisë.
Qytetarët paralajmërojnë se protestat do të vijojnë nëse nuk jepet një zgjidhje konkrete dhe afatshkurtër për furnizimin me ujë të pijshëm në qytet.
“Duam ujë”, “Poshtë qeveria”, përsërisin protestuesit vlonjatë.
Ata pushtuan sallën duke bërë thirrje që të vijë ti takojë kryetarja e bashkisë.Nga ana e saj Bashkia sqaron se po punohet me të gjitha mjetet për të riparuar difektin që ka sjellë mungesën e furnizimit me ujë.
Qytetarët e Vlorës janë detyruar të gjejnë alternativa për furnizim me ujë të pijshëm, duke u drejtuar kryesisht te burimi në zonën e Ujit të Ftohtë, ku po mbushin ujë me bidona.Por në banesat e tyre, uji mungon prej më shumë se katër ditësh.
Lini një Përgjigje