
Ish-zyrtari i lartë i policisë Shemsi Prençi ka folur lidhur me skandali me testin e Magjistraturës ku sipas disa studentëve, lista ishte shtuar me 42 emra fituesish.
Madje edhe ditën e sotme, lista ishte shtuar sërish me 10 emra të rinj fituesish, duke e çuar numrin total nga 79 që ishin fillimisht, në 131.
Prençi tha se kjo çështje duhet të merret nën hetim nga SPAK. Ai u shpreh se ka dyshime që në listë mund të jenë futur emra të familjarëve dhe të afërmve të politikës, teksa shton se magjistratët e sotëm, do të jenë prokurorët dhe gjykatësit e nesërm dhe një ndërhyrje e tillë rrjedhimisht çon në kapjen e drejtësisë.
“Të hetohet Arben Rakipi, ai e di më mirë nga të gjithë. Kjo duhet të hetohet nga SPAK. Absolutisht që ka njerëz të afërm të politikanëve që kanë fituar në Magjistraturë. Lista me emra duhet të merret dhe të shikohet nga SPAK”, tha ai për “TCH”.
Lini një Përgjigje