TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet19 Mars 2026, 21:39

“S’kam as raport politik, as emocional”, Kryemadhi: Ilir Metës nuk ia fal mungesën e besimit ndaj meje

Shkruar nga Pamfleti

“S’kam as raport politik, as emocional”, Kryemadhi: Ilir

Monika Kryemadhi është shprehur se aktualisht nuk ka më asnjë raport me Ilir Metën, qoftë politik apo emocional.

Kryemadhi theksoi se ajo që nuk ia fal Ilir Metës është faktin që nuk kishte besim ndaj saj, ndërsa shtoi se ajo nuk ka qenë kurrë dyshuese për vendimet e tij.

“Nuk kam më asnjë raport, qoftë politik apo emocional me Metën. Jam vetëm në raport me fëmijët. Unë, jo vetëm Metës, por kujtdo njeriu nuk i fal kurrë mungesën e besimit që kishin ndaj meje. Nuk do ta pranoja kurrë që besimin e Metës ndaj meje ta thyente një njeri kalimtar në jetën e tij. Nuk kam vendosur kurrë në dyshim asnjë vendim të tij”, u shpreh Kryemadhi në ‘Top Story’.

 

kryemadhi meta

Lini një Përgjigje