TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet19 Mars 2026, 19:45

Tjetërsoi provat pas arrestimit të një personi, AMP pezullon oficerin e Komisariatit  nr. 3 në Tiranë

Shkruar nga Pamfleti
Tjetërsoi provat pas arrestimit të një personi, AMP pezullon
AMP

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore në Tiranë, ka ndaluar punonjësin e policisë Admir Elezi, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Shpërdorim i detyrës” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.

Sipas AMP-së, policisë Admir Elezi, me detyrë Oficer i Policisë Gjyqësore pranë Komisariatit të Policisë Nr. 3, Tiranë, nuk ka vepruar në përputhje me procedurat standarde të punës duke ndikuar në tjetërsimin e provave pas arrestimit të shtetasit me iniciale H.SH, të cilit gjatë kontrollit teknik iu gjet dhe sekuestrua një shkop metalik i dyshuar si armë e ftohtë.

Ndërkohë, AMP njofton po ashtu se vijojnë ende hetimet për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.

"Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Tiranë) ka ndaluar me iniciativë punonjësin e policisë N/Komisar Admir Elezi, me detyrë Oficer i Policisë Gjyqësore pranë Komisariatit të Policisë Nr. 3, Tiranë, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Shpërdorim i detyrës” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” parashikuar nga nenet 248 dhe 301 i Kodit Penal.

Ndalimi i tij u bë i mundur pasi në datën 10.03.2026 ka kryer arrestimin në flagrancë të shtetasit H.SH, të cilit gjatë kontrollit teknik iu gjet dhe sekuestrua një shkop metalik i dyshuar si armë e ftohtë.

Gjatë kryerjes së veprimeve proceduriale të administrimit të sendit, punonjësi i policisë nuk ka vepruar në përputhje me procedurat standarde të punës duke ndikuar në tjetërsimin e provave.

Vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje."-thuhet në njoftim. 

amp

Lini një Përgjigje