TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet31 Gusht 2023, 10:31

S'ka liri për Pëllumb Gjokën dhe 5 të arrestuarit, avokati: Vendimin do ta çojmë në Kushtetuese!

Shkruar nga Pamfleti


 S'ka liri për Pëllumb Gjokën dhe 5 të arrestuarit,

Apeli i GJKKO-së nuk ka ndryshuar masën e sigurisë ndaj biznesmenit Pëllumb Gjoka dhe 5 të arrestuarit e tjerë duke lënë në fuqi ‘arrestin me burg’.  

Avokati Ylli Manjani në një prononcim për median jashtë gjykatës e quajti të papranueshme dhe se do i drejtohet gjykatës së Lartë dhe asaj Kushtetuese.

"Gjykata nuk arrin të jetë në nivelin e kolegeve në perëndim. Nëse duan të hetojnë të hetojnë por me këtë standard nuk keni parë gjë akoma. Pëllumb Gjoka nuk ka një akuzë zyrtare, asnjë! Nuk është i pandehur është persona në hetim. Shprehja e shokut Enver i gjithë populli ushtar do të bëhet i gjithë populli në burg”-tha Manjani për mediat. 

Vendimi i Apelit të GJKKO

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtarja Saida Dollani, sot më 31.08.2023, shpalli vendimin mbi çështjen penale nr. 38 akti, datë 22.08.2023 regjistrimi, regjistruar mbi ankimet e personave nën hetim P.Gj., Xh.L., E.P., A.H., O.B.,ndaj vendimeve nr. 94, datë 23.07.2023 dhe nr.97, datë 29.07.2023 (në lëndë të masave të sigurimit personal) të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, dhe vendosi:

- Miratimin e vendimit nr. 94, datë 23.07.2023 dhe vendimit nr. 97, datë 29.07.2023të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar në lidhje me të hetuarin P.Gj.

- Miratimin e vendimit nr. 94, datë 23.07.2023 dhe vendimit nr. 97, datë 29.07.2023të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar në lidhje me të hetuarin Xh.L.

- Miratimin e vendimit nr. 94, datë 23.07.2023 dhe vendimit nr. 97, datë 29.07.2023të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar në lidhje me të hetuarin A.H.

- Miratimin e vendimit nr. 97, datë 29.07.2023të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar në lidhje me të hetuarin E.P.

- Mospranimin e ankimit të paraqitur nga i hetuari O.B. dhe mbrojtësi i tij, ndaj vendimit nr. 97, datë 29.07.2023të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

pëllumb gjoka gjkko metamorfoza

Lini një Përgjigje