
Alma Kaçi është shoqëruar nga policia sot paradite në Gjykatën e Posaçme ku pritet të shqyrtohet kërkesa për zëvendësim të masës së sigurisë.
40 vjeçarja po hetohet në masë sigurie “arrest shtëpie”, masë e cila u caktua më 24 qershor 2023 për akuzën e korrupsionit aktiv.
Kaçi që u arrestua pas publikimit të video skandalit në zyrën e ish-krytarit të bashkisë së Kukësit Safet Gjici. Kaçi nëpërmjet avokates së saj, iu drejtua Apelit të Posaçëm që të ndryshojë vendim e shkallës së parë me pretendimin se ajo duhet të kujdeset për fëmijën e saj të mitur si dhe nënën e moshuar. Në të njëjtën kohë, Kaçi pretendon se vepra penale e korrupsionit aktiv është ngritur gabimisht nga ana e prokurorisë së posaçme.
Sipas palës mbrojtëse, Kaçi e ka inskenuar vetë videon me ish-kryetarin për të dokumentuar atë që ndodhi. Edhe në seancën e caktimit të masës së sigurisë, Kaçi pretendoi se Gjici e kishte ngacmuar seksualisht në takimin e parë dhe vendosi që përmes filimit të dokumentonte gjithçka. Hetimet për Gjicin nisën pas publikimit të një video ku ish- kryebashkiaku kryente marrëdhënie seksueale me shtetasen Alma Kaçi.
Pas aktit seksual, ata diskutojnë në zyrë për një projekt që do të financohej nga Bashkia e Kukësit për sterilizimin qenve endacakë në Kukës. Nga ana tjetër edhe Gjici ka ankimuar masën e arrestit në burg me pretendimin se tenderi që flitet në video nuk është shpallur asnjëherë nga Bashkia e Kukësit.
Safet Gjici u arrestua më 24 qershor me akuzën e korrupsionit pasiv, ndërsa pretendoi se nuk ka shkelur ligjin, por ra pre e një kurthi të ngritur nga ata që nuk e duan.
Lini një Përgjigje