TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet30 Gusht 2023, 22:03

Pamje spektakolare, “Hëna Blu” mahnit Tiranën dhe gjithë botën (Foto/Video)

Shkruar nga Pamfleti
Pamje spektakolare, “Hëna Blu” mahnit Tiranën dhe
Imazhet nga Tirana

Hëna më e madhe dhe më e ndritshme e vitit u shfaq mbrëmjen e kësaj të mërkure. Rasti i fundit ishte në vitin 2009. Një “Hënë blu” ndodh kur në një vit ka 13 Hëna të plota në vend të 12 të zakonshmeve.

Pamje spektakolare, “Hëna Blu” mahnit Tiranën dhe

Nëse qiejt janë të kthjellët Super-Hëna blu mund të shihet edhe në Shqipëri. Të sqarohemi që në fillim. Hëna nuk do të ketë ngjyrën blu. “Hëna blu” është quajtur kështu vetëm sepse ky fenomen nuk bën pjesë në skemën e zakonshme të Hënave.

Pamje spektakolare, “Hëna Blu” mahnit Tiranën dhe

Fenomeni është ndjekur dhe në Shqipëri, ku imazhet kanë qenë spektakolare.

Pamje spektakolare, “Hëna Blu” mahnit Tiranën dhe

Kultura të ndryshme në mbarë botën u japin emra Hënave të plota. Një Hënë e plotë në përgjithësi ndodh një herë në muaj, që do të thotë se një vit mesatar ka 12. Por fazat e Hënës në fakt kërkojnë 29.5 ditë për të përfunduar, ose 354 ditë për 12 cikle. Kjo do të thotë se afërsisht çdo dy vjet e gjysmë, shihet një Hënë e plotë e 13-të.

Lini një Përgjigje