TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet31 Gusht 2023, 08:42

Operacioni ‘Metamorfoza’, dalin sot para gjykatës Pëllumb Gjoka dhe 5 të arrestuarit e tjerë

Shkruar nga Pamfleti

Operacioni ‘Metamorfoza’, dalin sot para gjykatës Pëllumb

Apeli i Posaçëm I GJKKO-së pritet të caktojë sot masëën për 6 të arrestuarit në kuadër të operacionit ‘Metamorfoza’. Seanca e kaluar zgjati për rreth tre orë dhe u shty për 31 korrikun.

Asnjë nga të pandehurit nuk ishte në sallën e gjyqit.

Biznesmeni Pëllumb Gjoka, prokurori Xhevahir Lita, ish-shefi i Operacionales Oltion Bistri dhe ish-efektivi Ardit Hasanbegaj, Asmer Bilali, Edmond Preka, ky i fundit shoferi i biznesmenit Gjoka, u përfaqësuan nga avokatët.

Avokatët e 6 të arrestuarve deklaruan se nuk mund të merren prova nga 'Encrochat' pasi s'e parashikon ligji.

Sipas tyre nuk mund të qëndrojnë të arrestuar me provat e 'Encrochat'. Avokati i biznesmenit Pëllumb Gjoka, Ylli Manjani, tha se për të lidhur një person me ngjarje kriminale duhet prova dhe jo hamendësime.

operacioni ‘metamorfoza’

Lini një Përgjigje