TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet27 Korrik 2025, 18:10

Situata me zjarret në vend, nis evakuimi i banorëve në Delvinë; dëme të mëdha në shumë zona

Shkruar nga Pamfleti

Situata me zjarret në vend, nis evakuimi i banorëve në

Situata me zjarret në vend, vijon të jetë shqetësesue. Prej disa ditësh zjarrfikësit në disa fshatra në Delvinë janë 'në luftë' më flakët, ndërsa gjatë pasdites së sotme, zjarri ka përparuar drejt fshatit Kalasë, ku rrezikohen edhe banesat.

Vatra është duke u përhapur në një terren të thepisur dhe të vështirë për ndërhyrje nga toka. Për këtë arsye, ka filluar ndërhyrja nga ajri, me fokus frenimin e përhapjes së zjarrit drejt masiveve pyjore me panjë dhe dushk, pranë zonës së mbrojtur të Zhulatit.

Situata me zjarret në vend, nis evakuimi i banorëve në

Forcat policia ka nisur evakuimin e banorëve, përfshirë të moshuar dhe fëmijë. Ata kanë bërë rezistencë ndaj policisë, pasi duan që të jenë afër banesave të tyre.

Situata me zjarret në vend, nis evakuimi i banorëve në

Jo vetëm Delvina, por disa qytete të Shqipërisë janë përballur me zjarret si Shijaku, Kukësi, Korça, Vlora, Berati dhe Gjirokastra. 

Zjarret në Bashkinë e Gjirokastrës kanë shkaktuar dëme të madha, duke djegur dhjetëra hektarë pyje dhe kullota, ndërsa toka bujqësore në fshatrat Fushëbardhë, Prongji dhe Plesat janë dëmtuar rëndë.

Situata me zjarret në vend, nis evakuimi i banorëve në

Zjarri ka shkaktuar dëme të madhe edhe në fshatin Shetel të Shijakut, ku ndërhyrja ka qenë e vështirë për shkak të terrenit. 

Situata me zjarret në vend, nis evakuimi i banorëve në

Situata e zjarreve në vend mbetet shqetësuese. Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 45 vatra zjarri në disa qarqe të Shqipërisë, nga të cilat 21 janë ende aktive, 16 janë nën monitorim, ndërsa 8 janë shuar.

Forcat operacionale të Emergjencave Civile, zjarrfikësit, ushtria dhe autoritetet vendore po punojnë në terren për të vënë situatën nën kontroll, ndërsa në disa zona ndërhyrjet janë bërë edhe nga ajri.

Lini një Përgjigje